15.1 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen katër ish-zyrtarë të Telekomit të Kosovës, keqpërdoren kontrata qindra mijëra euro

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, “Përvetësim në detyrë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një kontrolli që kjo njësi në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kreu në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Ata dyshohet se i kanë kryer këto vepra në cilësi të personave zyrtarë në Ndërmarrjen Publike Telekomi i Kosovës.

Njëri nga të dyshuarit ka ushtruar funksionin e drejtorit të marketingut dhe tjetri drejtorit të Financave. 

Të arrestuarit dyshohen se kanë keqpërdorur për përfitime personale një kontratë në mes të Telekomit dhe një operatori ekonomik, vlera e të cilës arrinte në 327 mijë e 514 euro.

Ndërkaq, dy të arrestuarit e tjerë dyshohen se kanë përpiluar dhe firmosur dokumentet e falsifikuara dhe me përmbajtje të rreme, në emër të personave të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img