8.2 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen dy persona, vodhën BMW, Audi dhe gjëra me vlerë në Austri

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, në aksione të ndara janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda që kanë ndodhur në Austri.

Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore,(dhjetor 2022- janar 2023).

Puna e hetuesve rajonal, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë, Gjykatën themelore dhe hetuesit nga Republika e Austrisë, kanë arrestuar dy personat e dyshuar:

– L.B . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– I. V mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pjesë e aksioneve ka qenë edhe kontrolli i katër lokacioneve, ku nga hetuesit janë gjetë dhe sekuestruar:

– stoli ari

-156 fishekë

-2 automjete etj.

Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili tash më është i identifikuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img