14.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen 2 gra të shumëkërkuara nga Europa për krim të organizuar dhe drogë

Dy shqiptare të shumëkërkuara në Europë dhe një shqiptar u arrestuan ditën e djeshme nga policia greke në doganën e Kakavijës.

Ndaj dy shqiptareve kishte urdhër arreste, përkatësisht nga Spanja dhe Belgjika,shkruan abcnews.al.

Mesohet se e arrestuara me urdhër arresti nga Spanja kërkohej për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale dhe shkelje e urdhrit të ndalimit.

Ndërsa shqiptarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika akuzohet për pjesëmarrje ne organizate kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, vepra që parashikojnë dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.

Për sa përket shqiptarit, ndaj tij ka një urdhër arresti nga autoritete greke për veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img