19.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Arifi: Kurti po dëmton Kosovën, as pyet për Preshevën!

Kreu i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi tha në një intervistë për Euronews Albania se shqiptarët e luginës në Preshevës ndihen të tradhtuar nga Prishtina.

Sipas tij, qeveria e Albin Kurtin po dëmton edhe vetë Kosovën, dhe jo më Luginë e Preshevës që e kanë lënë plotësisht në harresë.

“Ne jemi sistematikisht të diskriminuar në gjithë rajonin dhe nëse kjo nuk hyn në kokat e të gjithë politikanëve shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë do të thotë se nuk kemi nivel politik, për pakicën duhet të luftohet jo për shumicën. Kjo është ajo që presim minimumi prej Tiranës dhe Prishtinës, pse nuk ndodh është pyetja? Shqipëria dalëngadalë po intensifikon ndikimin pozitiv në mbështetje të shqiptarëve të Luginës. Sa i përket Kosovës, është një histori e dëshpërimi, shqiptarët e Luginës ndihen të tradhtuar nga Prishtina aktuale, ata janë duke dëmtuar vetë Kosovën e jo më Luginën e Preshevës”, tha Arifi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img