18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Anulohet edhe “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

Organizatorët e festivalit “Beerfest Kosova” kanë njoftuar se është anuluar festivali që ishte paraparë të mbahet më 24 deri më 26 qershor tek parkingu prapa pallatit të Rinisë në Prishtinë. Kjo pasi që institucionet kanë konstatuar se lokacioni nuk i plotëson kushtet.

Organizatorët në komunikatën për media kanë treguar se në mbledhjen e drejtorëve të Komunës së Prishtinës dhe drejtorive relevante të Policisë iu është kumtuar vendimi se lokacioni në fjalë nuk është adekuat.

Sipas “Modus Kosova”, një vendim i tillë është i vonshëm dhe dëmtues dhe sqarojnë se kërkesa e tyre për lokacionin ishte bërë qysh në muajin mars.

Njoftimi i plotë:

Festivali “Beerfest Kosova” i paraparë të mbahet më 24 deri 26 qershor, detyrohet që të anulojë mbajtjen e festivalit, ngase festivali nuk po lejohet të mbahet në lokacionin e paraparë.

Në një takim me zyrtarët e Komunës së Prishtinës, drejtorëve të drejtorive relevante dhe Policisë së Kosovës që u mbajt  pasdite të hënën, me 13 qershor, na u kumtua vendimi nga Policia e Kosovës që ky festival nuk do të lejohet të mbahet në lokacionin e përcaktuar (Parkingu, prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë),  me arsyetimin se ky lokacion nuk i plotëson kushtet për këtë organizim.

Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit Mars. Deri në takimin e përbashkët që e kishim, nuk kemi pas asnjë përgjigje, përkundër insistimit tonë, duke na mbajtur kështu peng për lokacion.

Për neve si organizator ky është një vendim shumë i dëmshëm, i vonshëm dhe i pa arsyeshëm.

Në lokacionin e njëjtë ne i kemi mbajt 4 edicionet e fundit dhe mendojmë që si lokacion është i përshtatshëm për këtë festival dhe aktivitete të tilla të ngjashme.

Sido që të jetë, jemi shumë vonë për çfarëdo zgjidhje tjetër, prandaj jemi të detyruar që të anulojmë mbajtjen e festivalit në këto data, në lokacionin e paraparë.

Beerfest Kosova dhe MODUS,  si organizator i festivalit tani është në kërkim të një lokacioni të ri të përshtatshëm dhe përcaktim të datave të reja.

Ne do t’ ju mbajmë të informuar për çfarëdo zhvillimi që do të kemi në këtë drejtim.

Me respekt,

MODUS shpk

Organizator i Beerfest Kosova

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img