14.2 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Anonymous i heq nga interneti mbi 40 faqe serbe në 72 orët e fundit

Kolektivi Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të qeverisë serbe.

Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në ‘shkallë të plotë’ si pjesë e fushatës #OpSerbia.

Sipas Twitt-it të fundit të Anonymous, më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit.

“JUST IN: Kolektivi #Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr në 72 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Anonymous.

Kujtojmë se Anonymous rreth dy javë më parë, ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet në veri.

“Ne nuk do të qëndrojmë indiferent përballë këtij terrori. Reagimi ynë kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë”.

“Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk është pa mbështetje”, thuhej në reagim./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img