11 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Ankohen pacientët: Në QKUK s’ka as Insulina

Pacientët të cilët janë të shtrirë në Qendren Klinike Universitare (QKUK), e të cilët duhet të marrin insulinë, atë duhet ta sigurojnë vet, pasi që ajo mungon në QKUK.

Kështu i ka thënë “Indeksonline” një qytetare (emër i njohur për redaksinë), e cila e kishte babain të shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK. Ajo ka thënë se mjeket i kanë thënë asaj që t’i siguroi vet Insulinat për babain e saj, pasi që në QKUK nuk ka. E insulinat të cilat gjinden në listen e barnave esenciale, pacientët duhet vet t’i sigurojnë dhe se ato gjinden në njërën nga barnatoret në kryeqytet.

“Po unë kam dal dhe i kam ble për babin i cili ishte i shtrirë në Kirurgjinë Abdominale. Mjekët më kanë thënë që s’ka dhe se unë i gjeta në njërën nga barnatorët në kryeqytet”, tha ajo.

E rastet kur qytetarët detyrohen të blejnë barna nga lista esenciale të cilat mungojnë në QKUK, nuk janë të rralla. Herë pas here ka raportime nga qytetarët,  të cilët në mungesë të barnave e materialeve shpenzuese, detyrohen që t’i gjejnë ato pasi që u duhen për mjekim.

Ndërsa me gjithë përpjekjet e “Indeksonline” për të marrë një përgjigje nga drejtori i Kirurgjisë Abdominale Enver Fekaj, për të kuptuar se pse insulinat mungojnë në klinikën që ai udhëheq, një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi që ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të “Indeksonline” dhe as pyetjeve rreth mungesës së Insulinave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img