15.1 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Ancelotti: Sezon i mirë për ne, i kemi fituar tre trofe

Carlo Ancelotti është rikthyer të flasë për natën dizastër të Real Madridit në “Etihad Stadium”.

Trajneri i “Los Bancos” foli sot në konferencë për shtyp para lojës me Valencian në La Liga.

Përkundër eliminimit, trajneri italian mendon se “mbretërit” e Spanjës nuk e kishin një sezon negativ, shkruan “Gazeta Express”.

“Kemi mundur të bënim më mirë, por sezoni ka shkuar mirë. Natyrisht, nuk jemi të kënaqur me kampionatin, por kemi luftuar deri në fund në kompeticionet tjera dhe i kemi fituar tre trofe. Është e qartë se një eliminim i tillë nga Championsi na bën të ndihemi keq, por nuk duhet ta harrojmë se kemi arritur në një gjysmëfinale. Ishim afër që ta luanim edhe një finale. Është e dhimbshme, por ndonjëherë del një skuadër që luan më mirë. Tash do të mendojmë për Championsin e ardhshëm”, deklaroi trajneri i Realit.

Ai foli edhe për Karim Benzeman, i cili kohëve të fundit ka marrë kritika.

Ancelotti theksoi se francezi e bëri një lojë të dobët me Manchester Cityn në “Etihad Stadium”, po jo vetëm ai.

“Benzema është një legjendë e këtij klubi. Të mërkurën të gjithë luajtën dobët”, vazhdoi “DonCarlo”.

Ai thotë se tek Reali ka nisur periudha e tranzicionin me futjen në organikën e ekipit të lojtarëve të rinj si Vinicius, Rodrygo, Camavinga etj, ndërsa po shkon drejt fundit eksperienca e veteranëve si Modric, Benzema, Nacho, Carvajal dhe Kroos.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img