10.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Ancelotti i befasuar nga Bellingham, flet edhe për dy vendimet “absurde” në ndeshjen ndaj Napolit

Carlo Ancelotti shpjegoi se çfarë e “befason” atë në lidhje me Jude Bellingham dhe dy vendimet që janë “absurde” sipas tij, pas fitores së Real Madridit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:3.

Pati polemika kur u akordua një penallti për Napolin për lojën me dorë të Nachos, që u shndërrua në gol nga Piotr Zielinski.

“Ishte një lojë e vështirë, e luftuar deri në minutën e fundit. Pranuam një gol të shmangshëm, por më pas filluam të luanim dhe të krijonim raste. Momenti i vuajtjes ishte goli i barazimit me një penallti shumë të diskutueshme. Rregullat thonë se ai erdhi nga këmba, kështu që në përgjithësi këto janë penallti që nuk jepen në Ligën e Kampionëve”, tha Ancelotti për “Sky Sport Italia” pas ndeshjes.

Tutje, trajneri italian foli edhe për Bellingham, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme me “Los Blancos”. Mesfushori anglez ishte autor i një golit sonte gjithashtu.

“Ajo që më befason me Bellingham është se ai është 20 vjeç. Ai ka shumë cilësi, por edhe pjekuri dhe karakter të pabesueshëm për moshën e tij. Kjo është ajo që është vërtet e habitshme”, deklaroi Ancelotti.

Trajneri i Real Madridit e vlerësoi si absurde që goli nuk i pranua Federico Valverdes, por u regjistrua si autogol i portierit të Napolit, Alex Meret.

“Duket absurde që u vlerësua si autogol i Meret, sepse Valverde pati atë goditje mahnitëse, ne e dimë se ai mund ta bëjë këtë. Valverde është një mesfushor i jashtëzakonshëm që ndër cilësitë e tij të shumta ka edhe këtë gjuajtje nga distanca. Nuk ka rëndësi sa gola shënon këtë sezon”, u shpreh Ancelotti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img