5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

spot_img

Analistët: Dialogu me Serbinë të ndryshojë rrënjësisht, pala kosovare u tregua e paaftë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri në raundin e ri të bisedimeve në Bruksel pritet t’i vë në pah shqetësimet e palës kosovare në lidhje me veprimet destruktive të Serbisë dhe pretendimet për ndërtime ilegale.
Por, njohësit e kësaj fushe vlerësuan për Telegrafin se pavarësisht kësaj, dialogu duhet të ndryshojë rrënjësisht pasi ka hyrë në një qorrsokak.
Analisti Nexhmendin Spahiu tha për Telegrafin se lidershipi politik i Kosovës ka treguar paaftësi dhe se Beogradi po arrin sukses t’i tregoj Brukselit se nuk ka palë serioze për të dialoguar.

“Janë dy arsye pse ky dialog është futur në rrugë qorre: një për shkak të paaftësisë së lidershipit politik të Kosovës, ku negociatat në Bruksel me Beogradin janë vetëm një segment dhe dy për shkak se Beogradi po arrin me sukses t’i tregoj Brukselit e Washingtonit se nuk ka palë serioze për bisedime, duke e fshehur kështu qëllimin e vërtetë të vet që të mos bëhet progres në dialog”, tha Spahiu.
“Prishtina duke përfituar nga përkrahja e Washingtonit e Brukselit synon të marr njohjen e pavarësisë nga Beogradi, ndërsa Beogradi i vetëdijshëm se do të jetë i detyruar ta bëjë këtë, tenton që përmes  dialogut në Bruksel t’ia gërryej pavarësinë Kosovës në mënyrë që kur ta njohë pavarësinë e saj, kjo të jetë vetëm formale, por që në thelb Kosova të jetë e varur nga Serbia”, tha ndër të tjera, Spahiu.
Edhe njohësi tjetër i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj tha se nuk mund të vazhdohet tutje në këtë formë, të nënshkruhen marrëveshje që nuk përmbushen.
“Kosova duhet të kërkojë një format të ri të bisedimeve dhe nuk duhet të pranojë të shkohet tutje, pa u zbatuar në përpikëri marrëveshjet e arritura. Zhbllokimi i urës mbi lumin Ibër, që nuk po ndodh ende, është treguesi më i mire i qasjes destruktive të Beogradit, karshi Kosovës. Të mos flasim për shuarjen e strukturave paralele, që minojnë shtetin e Kosovës”, tha ai.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme pritet të ketë një rund të veçantë të bisedimeve për zbatimin e Marrëveshjes për çështjet e Telekomunikacionit, përkatësisht kodit telefonik ndërkombëtar për Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img