16.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Amerika kryen sulmin e parë hakmarrës ndaj ISIS-K

Ushtria amerikane njoftoi për sulmin e parë hakmarrës në Afganistan që kur një sulm në aeroportin e Kabulit vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe deri në 170 persona të tjerë, pasi zyrtarët amerikanë përsëri paralajmëruan qytetarët amerikanët që të largoheshin nga aeroporti për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

“Forcat ushtarake të SHBA-së kryen një operacion kundër terrorizmit sot kundër një planifikuesit të ISIS-K “, tha kapiteni Bill Urban, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, në një deklaratë të shtunën në mëngjes, duke iu referuar të personave tw lidhur ngushtë me Shtetit Islamik në Afganistan, i njohur gjithashtu si Shteti Islamik Khorasan, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së enjtes,

“Sulmi ajror pa pilot ndodhi në provincën Nangarhar të Afganistanit,” tha kapiteni Urban. “Indikacionet fillestare janë se ne e kemi vrarë objektivin. Ne nuk dimë për viktima civile”, raporton The New York Times.

Sulmi në aeroport ishte një nga më vdekjeprurës në gati dy dekada që nga pushtimi i udhëhequr nga SHBA-të. Zyrtarët amerikanë besojnë se “një sulm tjetër terrorist në Kabul ka të ngjarë”, tha sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Kërcënimi është në vazhdim dhe është aktiv. Trupat tanë janë ende në rrezik”, përcjell Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img