22 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Hill: Mendoj se nuk ka një zgjidhje më të mirë se Asociacioni

Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Ballkani i Hapur janë çështje që i përkrah ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. Gjatë vizitës në komunën e Preshevës ku u prit nga kryetari, Shqiprim Arifi, Hill e përmendi pikën e nxehtë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. 

Teksa foli për këtë proces, Hill tha se nuk ka zgjidhje më të mirë se Asociacioni, sepse po të kishte sipas tij, do të propozohej.

“Mendoj se jemi me fat që e kemi dikë si Lajçak që është duke u marrë me këtë proces dhe mendoj se të gjithë ne duhet t’i japim përkrahjen… Nëse unë do të mendoja se do të kishte një zgjidhje më të mirë se asociacioni, atëherë unë do ta propozoja, por mendoj se nuk ka një zgjidhje më të mirë”, ka deklaruar Hill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img