17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorët amerikanë në Ballkan mblidhen në Tiranë, të pranishëm dhe Rubin e Escobar

Diplomatë e ambasadorë me peshë në politikën amerikane, si asnjëherë më parë, janë mbledhur sot në Tiranë.

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka njoftuar se në Tiranë, mes tetë diplomatëve, po qëndrojnë Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Evropiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm amerikan James Rubin, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill dhe të tjerë diplomatë të tjerë që shërbejnë në Ballkan.

Pritësja e këtij takimi, Kim ka thënë se ndjehet e kënaqur që ka mirëpritur ambasadorët dhe dy diplomatët Rubin dhe Escobar, siç ka shkruar ajo, për t’i diskutuar dhe koordinuar prioritetet amerikane në Ballkan.

Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier ka falënderuar ambasadoren Kim për pritjen.

“Ishte një mundësi e mrekullueshme që t’i diskutojmë prioritetet tona rajonale dhe globale, përfshirë invazionin e Rusisë në Ukrainë, mundësitë për energjinë si dhe fuqizimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Hovenier.

Në një intervistë nga Tirana për Zërin e Amerikës, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Evropiane Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është historike për marrëdhënie miqësore me.

“Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim”, ka deklaruar ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img