15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada turke reagon ndaj shkrimit të Arbana Xharrës

Deklaratat jo të vërteta në lidhje me z. presidentin dhe institucionet tona në intervistën “Phillips: Evropa po kontribuon në radikalizmin e shqiptarëve”, të publikuar më 24 shkurt 2017, në gazetën Zëri, kanë për qëllim ta vënë në përçarje popullin kosovar dhe atë turk të cilët ndër shekuj ndajnë histori dhe kulturë të përbashkët. Natyrisht që komentet e bazuara në   akuzat të cilat kanë për qëllim ta dëmtojnë reputacionin e vendit tonë dhe pretendimet që synojnë ta trillojnë publikun janë të qëllimshme.

TIKA ka për qëllim që t’i ofrojë kontributet e saja në shumë vende të cilat kanë nevojë e sidomos në Ballkan. Aktivitetet e realizuara të TİKA-s nuk janë të kufizuara vetëm në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe të bujqësisë, por gjithashtu edhe në rritjen e punësimit, mbështetjen për gratë sipërmarrëse, zhvillimin e infrastrukturës institucionale dhe mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët njerëzore. Realizimi i më shumë se 600 projekteve nga ana e TİKA-s në bashkëpunim me institucionet kosovare është për t’u ndjerë krenarë. Padyshim që këto aktivitete kontribuojnë në përforcimin e mëtejshëm të lidhjeve historike të miqësisë në mes të popullit kosovar dhe atij turk.

Në këto ditë ku thellësisht ndihet nevoja për paqe, miqësi, solidaritet dhe bashkëpunim, përpjekjet e vazhdueshme nga qarqet e treta për dobësimin e institucioneve tona të cilat janë aktive në Kosovë, duke përfshirë edhe TIKA-n, kanë prapavijë të qëllimshme.

Në botimin në fjalë, i cili nuk përputhet me etikën e gazetarisë, përveç që nuk ka të dhëna konkrete, po ashtu nga palët në fjalë në asnjë mënyrë nuk është parashtruar ndonjë kërkesë e informacioneve. Vetëm se nën hijen e disa iluzioneve të dukshme të cilat rrjedhin nga motive armiqësie ndaj Turqisë dhe turqve është bërë një propagandë e errët.

Botimet e tilla përveç se na hidhërojnë më nuk na çudisin. Sepse këto botime dhe akuza ndaj vendit tonë janë duke u bërë nga personat e caktuar të cilët kanë për qëllim shpifjen ndaj vendit tonë. Personat e tillë tani nuk shohin ndonjë të keqe të propagandojnë në mënyrë të hapur. Mirëpo duhet ditur që këto qasje janë duke u mbështetur nga disa qarqe të qëllimshme.

Besojmë që lexuesit kosovarë, duke mos përfillur shtrembërimet e lartpërmendura, do t’i bëjnë vlerësimet e duhura sipas logjikes dhe ndërgjegjes së tyre. Kemi besim të plotë që populli kosovar është i vetëdijshëm për mbështetjet e TİKA-s dhe institucioneve të Turqisë dhe do ta japin përgjigjen e duhur, duke mos besuar në këto iniciativa të qëllimshme të personave të caktuar.

Me respekt,

Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img