25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada Amerikane në Beograd shpërndan deklaratën e Chris Hill, kërkohet themelimi i Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Hill, ka ripërsëritur kërkesën për themelim të Asociacionit.

Sipas tij, nevoja për themelimin e tij, është e menjëhershme dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë sa më shpejtë.

Këtë deklarim dhënë në Euronews Serbia, e ka shpërndarë edhe ambasada përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”.

“Një moment kyç është duke u arritur në procesin e dialogut në Bruksel për Marrëveshjen e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshja është padyshim e mirë për Serbinë. Një nga çështjet më të rëndësishme është nevoja për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Hill.

 

Ai në këtë intervistë ka përmendur edhe investimet e kompanive amerikane në Serbi duke thënë se një gjë e tillë s’ka të bëjë me dialogun por me raportet në mes të Serbisë dhe SHBA-së.

“Kompanitë më të mira dhe më moderne amerikane po investojnë në Serbi, të ardhmen e saj dhe të rinjtë. Kjo nuk ka të bëjë me dialogun e Brukselit, por me marrëdhëniet gjithnjë e më të suksesshme ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së. Dy vendet tona kanë shumë për t’i ofruar njëri-tjetrit”, ka thënë Hill./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img