16.8 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Buy now

spot_img

“Amanet” i Namik Ajazit, premierë në ABC

Sezonin vjeshtor kinemaja ABC e filloi me premierën e filmit kosovar “Home Sweet Home” dhe e vazhdon me filmin “Amanet”.

Pas përmbylljes së sezonit veror 2016 me gjithsej dhjetë premiera botërore, kinemaja ABC tashmë ka filluar sezonin vjeshtor. Këtë sezon kino ABC e filloi me premierën e filmit kosovar “Home Sweet Home”. Drejtoresha e Kinemasë ABC, Miradije Vllahiu, ka paralajmëruar në rrjetet sociale se do të mbajë premierë zyrtare.
Është ky filmi “Amanet” me skenar të Ruzhdi Pulahës nën regjinë e Namik Ajazit, i cili është fitues i çmimit të publikut në Festivalin e Filmit në Durrës si dhe pjesëmarrës në festivale të ndryshme ndërkombëtare, e së fundmi do të vij në kinemanë ABC në Prishtinë.
Filmi do të shfaqet fillimisht vetëm për media më datë 14 shtator në ora 13:00, ndërsa më datë 15 shtator do të kenë mundësi ta shohin filmin të gjithë të interesuarit. Ky film është i prodhuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar. Në këtë sezon në Kinemanë ABC do të shpalosen premiera të shumta në formatin digjital si dhe në formatin 3D.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img