13 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Alli para ndeshjes me Juven: Nuk ka përfunduar asgjë, jemi të vetëdijshëm për kualitetet e atyre

Mesfushori i Tottenham Hotspurit, Dele Alli, është i vetëdijshëm se Juventusi është një kundërshtar i fortë.

Edhe pse ndeshja e parë në Torino ka përfunduar me rezultat 2-2, anglezi thotë se ata dëshirojnë çerekfinalen duke fituar në ndeshjen e dytë.

Dele Alli duke festuar golin e Harry Kane ndaj Burnleyt (Foto: Getty Images)

“Në 10 apo 20 minutat e parë Juve ka treguar se çka janë në gjendje të bëjnë, pastaj ne treguam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”, ka thënë Alli për versionin italian të uebit zyrtar të UEFA-s.

“Të jesh dy gola në disavantazh nuk ishte aspak e mirë, por rikthimi ishte arritje e madhe për ne dhe tani ne fillojmë nga një pozitë më mirë”.

“Por, kjo nuk do të thotë diçka, nuk ka përfunduar ende asgjë”.

“E di që kundërshtarët tonë kanë shumë kualitete dhe mund të jenë të rrezikshëm në çdo moment. Kjo është Liga e Kampionëve, kundërshtarët janë të rrezikshëm edhe kur t’i e ke topin”.

“Nëse ne e kemi topin, duhet të mundohemi ta mbajmë dhe të qëndrojmë të fokusuar”.

“Kemi një plan të pastër taktik në kokën tonë dhe do të bëjmë çdo për të fituar ndeshjen. Ai është edhe objektivi jonë”, ka shtuar Alli.

https://youtu.be/YBpoJJuNbb8

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img