18.3 C
Pristina
Thursday, July 25, 2024

Buy now

spot_img

Aliu: Projektet rrugore po realizohen me ritme të shpejta – e kemi zvogëluar borxhin për shpronësime

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për projektet infrastrukturore që po vazhdojnë të punohen në vend.

Aliu tha se projektet rrugore që po realizohen po ecin me ritme të shpejta, pasi sipas tij, i është kushtuar kujdes që para se të fillohet me projekte, të ketë proces mirë të organizuar të mbikëqyrjes dhe elaborat të shpronësimit.

“Vendimi i sotëm do të mundësojë që pjesa tjetër e rrugës nga Dollci deri në Zahaq të vazhdojë me shpejtësinë e njëjtë siç qysh po ndodh tek pjesa tjetër pa probleme e telashe siç jemi mësuar t’i shohim në projektet e mëhershme”, tha Aliu.

Tutje, Aliu tha se në fushën e shpronësimit, sipas tij, Qeveria Kurti i ka trashëguar 184 milionë euro borxhe, kurse aktualisht është zvogëluar në 24.36 milionë.

“Në fushën e shpronësimit, borxhet që i kemi trashëguar në shpronësim që kanë qenë total 184 milionë euro dhe nga të cilat 102.8 milionë kanë qenë vetëm për pronarë të pronave private, sot kemi arritur ta zvogëlojmë vetëm në 24.36 milionë euro”, tha Aliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img