17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Aliu: Listës së shërbimeve pronësore që mund të merren “online” iu shtuan edhe disa produkte

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot ka bërë të ditur se listës së shërbimeve pronësore që mund të merren “online”, përpos certifikatës mbi të drejtat pronësore në pronën e paluajtshme, i është shtuar edhe nxjerrja e disa produkteve.

Aliu ka bërë të ditur se “online” përmes platformës eKosova tani mund të nxirren: certifikata mbi të drejtat në pronën e paluajtshme për anëtarë të familjes, koordinatat e njësisë kadastrale, koordinatat e njësisë kadastrale për anëtarë të familjes, kopja e planit dhe kopja e planit për anëtarë të familjes.

“Këto shërbime paraqesin avancim të rëndësishëm në ofrimin cilësor dhe në kohë reale të produkteve pronësoro-juridike dhe kadastrale për qytetarët e Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Aliu në Facebook./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img