13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Alibeaj mbledh kryesinë e PD-së, zbardhen kërkesat e tre grupeve për “14 majin”

Kryesia e PD-së e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj pritet të vendosë sot se si do të dalë në zgjedhjet e 14 majit.

Në mbledhjen e sotme që pritet në nisë në orën 18:00, PD të duhet të dalë me kandidatët për bashkitë apo për këshillat bashkiakë, një ditë para përfundimit të afatit zyrtar për dorëzimin e listave në KQZ.

Burime për BW thanë se Jorida Tabaku, Dhurata Çupi dhe Oriola Nebiaj kërkojnë që të dalin në zgjedhjet e 14 majit vetëm me kandidatë për Këshillat Bashkiakë.

Grupi tjetër i Gazment Bardhit dhe Indrit Sefës, kërkojnë të dilet me kandidatë në pak zona, të cilat vlerësohet se mund të fitohen dhe grupi tjetër që përbën shumicën e Kryesisë dhe që drejtohet nga Alibeaj kërkojnë që të dalin patjetër në Tiranë me kandidat për kryetar bashkie dhe në 20-30 bashki, mes të cilave Fieri, Korça, Dibra, Kuçova dhe Kurbini dhe të mos ketë kandidatë në zonat ku vlerësohet se fitojnë kandidatët e Primareve. Për Tiranën siç është mësuar janë Jonila Godole dhe Roland Bejko./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img