14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Aleksandar Vuçiq reagon ndaj ndalimit që iu bë patriarkut serb Porfirije për të hyrë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndonëse nuk ka specifikuar se për cilat masa bëhet fjalë, ka thënë se “do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në veri të Kosovës”.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ne po bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Fatkeqësisht, ata nuk donin të na dëgjonin ose nuk ishin shumë të interesuar të na dëgjonin. Sot edhe Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë, kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori…”, ka thënë Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

Ndryshe, Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar sot rreth orës 14:30 nuk ka lejuar që vetura me patriarkun serb Porfirije të hyjë në Kosovë.

Thuhet se patriarku ka ardhur me veturë nga Serbia dhe se i është ndaluar hyrja në përputhje me Ligjin për të Huajt dhe në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kështu, patriarku ka qëndruar në makinë për disa minuta në anën e kontrolluar nga policia e Kosovës, më pas është kthyer në Kurshumli.

Ndërsa duke folur për barrikadat, presidenti serb ka thënë se ato janë vetëm shenjë pakënaqësie, shkruajnë mediat serbe.

“Por ata do të vazhdojnë të flasin për barrikadat serbe, të cilat janë shenjë e pakënaqësisë…”, ka thënë më tej ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img