16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Albulena Haxhiu kushtëzoi votën e 19 deputetëve të VV-së për tu zgjedhur nënkryetare e Kuvendit! (Dokument)

“Gazeta Blic” ka siguruar propozimin e shefit të Grupit Parlamentar të VV-së Glauk Konjufca, drejtuar Veselit dhe Kryesisë së Kuvendit më 20 mars të këtij viti, rreth një javë më vonë pasi që ajo ka kaluar në Grupin Deputetëve të Pavarur, tani PSD.

VV duke e konsideruar si të paligjshëm dhe jo kushtetues çdo akt të Kryesisë së Kuvendit me votën e deputetes Dërguti, ka propozuar për nënkryetare deputeten Haxhiu.

Meqenëse, Grupi Parlametnar i Lëvizjes Vetëvendosje për nga numri i deputetëve radhitet si grupi i tretë më i madh parlamentar dhe meqenëse grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka të drejtën absolute të përfaqësimit në Kryesinë e Kuvendit Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në mbështetje të nënit 12. par. 3 të Rregullorës së Kuvendit lidhur me nenin 67. par. 3 të Kushtetutës së Kosovës, propozon për nënkryetare të Kryesisë së Kuvendit, deputetën, znj. Albulena Haxhiu”, thuhet në propozimin e drejtuar Kryetarit Veseli dhe Kryesisë së Kuvendit.

Në propozimin në fjalë, VV-ja ka renditur disa argumente referuar Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës dhe Kushtetutës së Kosovës, për të cilat Dërguti sipas VV-së nuk mund të përfaqësojë këtë subjekt politik brenda Kuvendit.

Meqenëse, Aida Dërguti me datë 14.03.2018, ka kaluar në një grup të ri parlamentar të formalizuar në Mbledhjen e Kryesisë të po të njëtës datë, atëherë, personit në fjalë sipas dispozitave nenit 12.  par. 3 të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe nenit 76. par. 3 të Kushtetutës, automatikisht i pushon pozita e nënkryetarës së Kuvendit.  Andaj, përfaqësimi i grupit të ri parlamentar në Kryesi të Kuvendit nga personi i cili është pjesë e këtij grupi, që sipas numrit të deputetëve renditet si i katërti në Kuvendin e Kosovës, është jo kushtetues dhe mohon kategorkisht të drejtën e përfaqësimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kryesinë e Kuvendit sipas nenit 67. pika. 3 të Kushtetutës së Kosovës.

Në argumentim të kësaj, qëndron edhe fakti se grupet parlamentare kanë të drejtën absolute dhe të patjetërsueshme të propozimit të deputetëve nga radhët e tyre në trupat punues të Kuvendit. Për këtë arsye edhe Rregullorja e Punës së Kuvendit, konkretisht neni 20. par. 2, përcakton se një deputet mund të marrë pjesë vetëm një grup parlamentar dhe ai grup parlamentar sipas fuqisë së vetë politike (numrit të deputetëve të grupit parlamentar) mund t’i propozoj deputetët nga radhët e veta në trupat punues të Kuvendit. Nga kjo rrjedhë se, deputetja në fjalë nuk mund të përfaqësoj grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kryesinë e Kuvendit dhe njëkohësisht të jetë pjesë ë një grupiu tjetër parlamentar (më tej GDP), që sipas numrit të deputetëve radhitet në vendin e katërt”, thuhet në këtë propozim.

Propozimi i VV-së për zgjedhjen e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës
Propozimi i VV-së për zgjedhjen e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës

E kushtëzimi i votimit në emër të Grupit Parlametar të VV-së të marrëveshjeve ndërkombëtare nga deputetja Haxhiu, deri në hedhjen në votim të shkarkimit të nënkryetares Dërguti, ka ngjallur reagim edhe nga ish-bashkëpartiaku i saj deputeti Frashër Krasniqi, i cili tanimë është pjesë e PSD-së.

Krasniqi ka akuzuar VV-në se po e dëmton interesin shtetëror duke lufutar për pozita brenda Kuvendit.

Kush po lufton për pozita këtu?! Kush qenka në gjendje me e demtu interesin shtetëror për shkak të një pozite?”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndryshe, shkarkimi i Aida Dërgutit ka qenë në rend të ditës në seancën e datës 3 maj, seancë e cila nuk arriti që t’i përfundojë punimet.

Vetëvendosje aktualisht ka 19 deptutetë brenda Kuvendit të

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img