11.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti s’merr pjesë në seancën ku pritet rrëzimi i tij

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti nuk do të marr pjesë në seancën e iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e tij, raporton “Zeri.info”. Kështu kanë bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës, të cilët nuk kanë dhënë më shumë detaje për këtë veprim të Kurtit.

Ndërkohë para pak çastesh, Kurti ka bërë të ditur se kanë dërguar një reagim lidhur me kërkesën e presidentit me të cilën iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kurtit, presidenti si palë në procedurë nuk e ka plotësuar asnjërin nga të tri kushtet të cilat kërkohet të plotësohen në mënyrë që Gjykata të aprovojë kërkesën për masën e përkohshme, derisa thotë se kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta refuzojë kërkesën në lidhje me vendosjen e masave të përkohshme.“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam përgjegjësi më të lartë dhe më të rëndësishme sesa mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit. Prandaj unë, bashkë me të gjithë Qeverinë time, jemi zotuar se do të veprojmë në përputhje të plotë me rekomandimet e ekspertëve të IKShP-së dhe, në veçanti, të drejtorit të tij, prof. Dr. Naser Ramadani. Lufta e presidentit kundër këtyre rekomandimeve ka ardhur në kohën më të papërshtatshme të mundshme. Sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë. Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë: Nuk ka vend për panik. Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve”, ka shtuar ai.

Kurti në këtë shkrim nuk e ka përmendur mocionin e mosbesimit të inciuar nga partneri i koalicionit, LDK, por vetëm ka bërë thirrje që të luftojnë kundër virusit COVID 19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img