15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

“Albin Kurti që pretendon të bëhet baba i kombit, dështoi”

Analisti Dardan Islami mendon se ka një rivalitet në raportet mes kryeministrave Rama e Kurti.

Ai gjatë debatit në Pressing në T7 tha se të dy kryeministrat kanë ego.

“Kemi të bëjmë me dy tipa, dytë janë majtista, do të duhej ta kishin një gjuhë të përbashkët mendoj unë, por mendoj secili don me u tregu zot shtëpie, kanë ego të dy. Fatkeqësisht nuk mund ta fajësojmë Ramën në këtë rast”, tha ai në Pressing.

“Rrethanat kanë ndryshu, Rama është kryeministër i Shqipërisë e jo i Kosovës, Shqipëria është anëtare e NATO-s i ka disa përgjegjësi tjera. Rruga që e zgjodhëm ne ishte rrugë e vetizolimit dhe po i paguajmë pasojat, por s’do të thotë që Rama duhet me u futë në rrugë të vetizolimit për shkak të Kosovës”, tha ai.

“E di që Albin Kurti që pretendonte të bëhej baba i kombit, fatkeqësisht në këtë rast dështoi. Dështoi në raport me ndërkombëtarët e rajonin, nuk ka derë çelë në Shqipëri e Maqedoni”, tha ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img