21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti për Zejnullah Grudën: Profesor i shquar, diplomat e profesionist brilant

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka kujtuar profesorin Zejnullah Gruda një ditë pas lajmit se i njëjti ka vdekur.

Kurti e ka quajtur Grudën diplomat me kulturë e profesionit briliant.

“Profesor i shquar. Diplomat me kulturë. Profesionist brilant. Qytetar i ndershëm. Intelektual i angazhuar. Njeri fisnik. Zejnullah Gruda na la dje në ditën e mësuesit. I tillë ishte: mësues, për të gjithë ne që e njohëm; nuk mund të bisedoje me të a të lexoje nga ai pa mësuar diçka të rëndësishme prej tij”, ka thënë ai.

“Nga gjeopolitika botërore te e drejta ndërkombëtare publike, nga historia e Ballkanit e shekullit XX te të drejtat e njeriut në vendin tonë, nga analizat e mprehta politike te mbrojtja e territorit të Kosovës nga ‘demarkacioni’, kontributi i Prof. Zejnullah Grudës rron me ne, librat e tij do të jenë përherë nëpër bibliotekat tona publike e private, kurse kujtimi për të përjetë i pashlyeshëm.  Ngushëllime familjes, studentëve e profesorëve, dhe mbarë popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img