21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

ALBI GROUP SJELL TRI PROJEKTE GJIGANTE NË KOSOVË

Albi Group është një ndër kompanitë më të mëdha dhe të suksesshme në Kosovë.

Si e tillë, ajo tashmë po zgjeron rrjetin e tyre.

E destinacioni kësaj radhe është Komuna e Gjilanit.

Kjo u bë e ditur gjatë një konference këtë të martë, ku përfaqësuesit e Albi Group shpalosën tre projektet e tyre gjigante.

Një nga projektet e para të prezantuara ishte hapja e Albi Mall në Gjilan me 23 nëntor,

Me një hapësirë totale prej 70 mijë metra katrorë, përfshirë edhe Albi Rezidencën, sipas Menaxheres Gjenerale për Hulumtim dhe Zhvillim në Albi Group, Noria Humolli, ky projekt kap vlerën e 40 milionë eurove.

“Për blerësit dhe vizitorët e Albi Mall në Gjilan, oferta do të jetë e pasur dhe e diversifikuar. Lista e brendeve të njohura vendore dhe ndërkombëtare që do të jenë prezente në këtë qendër tregtare. Kjo portfolio e brendeve do të sjell një përvojë të re të blerjeve të nivelit të lartë për vizitorët si dhe do ta vendos Gjilanin në hartat e lokacioneve të rëndësishme për tregti.”

Ky investim ndihmon në uljen e papunësisë duke krijuar mbi 500 vende të reja të punës.

Projekti i Albi Mall në Gjilan ka një vlerë të shtuar edhe nga Albi Rezidenca, një kompleks rezidencial që do të ofrojë 175 apartamente për banim të qytetarëve.

Ndërkaq për krijimin e një hapësire për shërbime tregtare, në mars të vitit 2024, do të bëhet edhe zgjerimi i Albi Mall në Prishtinë.

E për herë të parë, Albi Group është përgatitur që Hotelin Radisson ta sjellë në Kosovë në vitin 2026.

“Hapja e Hotel Radisson në Kosovë do të jetë një ngjarje e madhe, pasi do të jetë një hotel me rreth 170 dhoma komode, një qendër Spa, Qendër Fitnesi, dhe dhoma konferencash të pajisura me teknologjinë më të fundit. Ky hotel do të përfaqësojë një nivel të lartë të shërbimit dhe do të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme për të gjithë vizitorët.”

Për përmbylljen e kësaj akt-marrëveshjeje, prezent ishte edhe përfaqësuesi i hotelit Radisson, David Jenkins.

“Ne kemi qenë të përkushtuar për rajonin e Ballkanit prej vitesh. Për këtë dëshira jonë ka qenë depërtimi në Kosovë. Ky projekt do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e industrisë së turizmit në Kosovë dhe do të krijojë një numër të konsiderueshëm të vendeve të reja të punës në këtë sektor.

Në fund u nënshkrua edhe kontrata mes përfaqësuesve të Albi Group dhe përfaqësuesit të Radisson Hotel, duke përmbyllur konferencën me shpresa të shumta për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img