22.2 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Alarm nga SHBA-ja, këtë veprim mund ta merr Rusia

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Julianne Smith, ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar që të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër civilëve të Ukrainës.

Në një deklaratë të bërë në Washington Post Live, Smith ka deklaruar se Rusia është një shtet që varet nga armët biologjike.

“Ne kemi parë që ata mbështeten në armë biologjike, pasi lidhet me tentativat për atentat. Vetëm mendoni për Navalny, në veçanti, por edhe për të tjerët. Shikoni si kanë vepruar në Siri, është e tmerrshme, mbështetja e tyre në këto armë është kundër ligjit ndërkombëtar”, tha ajo.

Smith shton se SHBA është shumë e shqetësuar kur bëjnë akuza kundër Ukrainës, lidhur pikërisht me këto armë.

“Ndonjëherë Rusia akuzon të tjerët për diçka që e bëjnë vet ata, dhe mund të jetë një pretekst për ndonjë sulm nga vet ana e tyre”, tha ajo.

Ambasadorja Smith ka përfunduar se Rusia mund të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë për atentate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img