14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Al Nassr nis bisedimet për transferimin e yllit të Juventusit

Skuadra arabe Al Nassr ka nisur bisedimet për transferimin e portierit Wojciech Szczesny nga Juventusi, me skuadrën italiane që është e hapur për shitje.

Polaku kaloi te Juve më 2017 nga Arsenali dhe është adaptuar lehtë në Itali. Ai ka bërë 35 paraqitje në edicionin 2023/24, duke ndihmuar “Bianconerët” që ta mbyllin si vend i tretë në ligë.

Mirëpo, Juventusi është i hapur për shitjen e Szczesnyt sidomos falë përmirësimit të Mattia Perin, ndërsa janë afër edhe të transferojnë Michele Di Gregorion e Monzas për ta lënë si opsion i dytë.

Tani, 34-vjeçari ndoshta mund të shkojë në Arabinë Saudite, me Al Nassr që po punon për ta transferuar. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, bisedimet kanë nisur dhe vendimi përfundimtar është në duart e portierit.

Ish portieri i Arsenalit ka kontratë me Juventusin deri më 2025, që nënkupton se një shitje në verë do të ishte financiarisht e kuptimtë për gjigantin italian.

Që kur arriti në Itali, Szczesny ka fituar tre herë Serie A, tre herë Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë, mirëpo një kalim te Al Nassr do ta lejojë të luftojë për titullin e kampionit në Arabi, pranë Cristiano Ronaldos, Aymeric Laportes dhe Sadio Manes.

Para se të vendos përfundimisht për të ardhmen, Szczesny duhet ta ndihmojë kombëtaren e Polonisë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku pritet të jetë në portë qysh në ndeshjen e parë ndaj Holandës më 16 qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img