18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Al Nassr i bën gati 37 milionë euro për Manen

Al Nassr pritet ta bëjë ofertën e parë për ta transferuar Sadio Manen.

Klubi nga Arabia Saudite është optimist se do ta arrijë marrëveshjen me Bayern Munichun për ta blerë sulmuesin senegalez për 37 milionë euro, mëson eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Ndërkohë, klubi i Saudi Pro League po diskuton edhe me ish-futbollistin e Liverpoolit.

Gjiganti bavarez po planifikon ta shesë lojtarin që i solli probleme në edicioin e kaluar pasi e grushtoi bashkëlojtarin e tij, Leroy Sane.

Mane pritet të bëhet bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon në ligën elitare të futbollit në Arabinë Saudite, e cila është duke i mbledhur yjet e futbollit evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img