14.2 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Aktori që ka keqpërdorur fiks 100 mijë euro, fyen policinë, i quan katundarë dhe të pashkolluar

Aktori që ka keqpërdorur fiks 100 mijë euro të taksapaguesve kosovarë, Armond Morina ka fyer Policinë e Kosovës, duke i cilësuar të pashkolluar dhe katundarë që kanë zbritur në qytet.

Morina, një nga keqpërdoruesit e buxhetit të shtetit për prodhimin e filmave, ka shfryer mllefin mbi pjesëtarë të Policisë, të cilët kanë nisur një fushatë për sigurinë në trafik.

Teksa i ka cilësuar të pashkolluar policët, ai ka shprehur mungesë të njohurive të gjuhës shqipe.

“Ish dale policia tu kosoves demek me vu xhoba demek si vetdisim i popullates se pa arsimime… a polici ftyren hami nervoz thu ti i ka kry kater vjet shkokke… normal qe ja thash keshe ate ftyre te ndydht… shume i nxe kuptohet nga shkolla tri javore dukej qe si përkiste shtreses se edukime… kastravec mo… hehehehe. thenja nga filmi shqiptar i shkonte per ftyre: po zbriti katundaria n’qytet atdheu asht n’rrezik. a rrezik madh o boll kuptohet nga kta me shkolla te dyshimta dhe tre javore”, ka shkruar Morina në Instagram.

Morina, ka qenë pjesë e një procesi gjyqësor për keqpërdorim të mbi 280 mijë eurove për prodhimin e filmave.

Por, falë zvarritjes së procesit gjyqësor lënda kundër tij është parashkruar.

Fondi prej 288 mijë eurosh i ndarë për prodhimin e dy filmave, është keqpërdorur dhe shpenzuar në hotele, karburante, dreka, darka, qofte e qebapë nga producentët, Armond Morina e Nehat Fejza.

Paratë në mënyrë të paligjshme u janë dhënë nga ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri. Të dy ministrat të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shkalla e parë kishte shqiptuar katër vjet burg me kusht të implikuarve. Nehat Fejza ishte obliguar që shtetit t’ia kthejë 188 mijë euro. Kolegu i tij, Armond Morina duhet t’i kthejë 100 mijë euro.

Gjykata e Apelit e kishte kthyer lëndën në rigjykim pa ndonjë bazë. Kur ishin rigjykuar, lënda kishte arritur kohën e parashkrimit.

Projekti filmik i Morinës që nuk ishte realizuar quhej “Mysafir në sofër”.

Armond Morina kishte shpenzuar 74 mijë euro hotele, darka, karburante e bileta.

Një raportin që kishte paraqitur në vitin 2008, kishte raportuar shpenzime në vlerë 682 euro për vete, 17 mijë e 30 euro për bashkëpunëtorin Cheril Johnson, 42 mijë e 348 për Izidore Codron, 5 mijë e 257 për Richard Green dhe 90 euro për fotografin Sajmir Karahoda. 65.408.68 euro gjithsej.

Autoparking kishte raportuar se ka shpenzuar 1.80 euro. Naftë e benzinë 410 euro, veturë me qira të marrë tek “Shotani” 800 euro, shpenzime tjera udhëtimi 63 euro e 50 centë, taksi 35. 15 euro.

Akomodime dhe ushqim kishte prezantuar si shpenzime 6 mijë e 382 euro, telefonata 228.98 euro, material pune 242.50 euro, provizione bankare 166.60, shërbime kontabiliteti 400 euro, shërbime administrative – 195.24 euro, taksa 200 euro.

Totali i shpenzimeve të prezantuara është 74,534.55 euro nga projekti prej 100 mijë euro. Nga fondi prej 100 mijë eurosh i kishin mbetur 25,465.45 euro./Insajderi.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img