22.2 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Aktivistët e PSD në Hagë, thonë se kanë arritur t’i takojnë vetëm Jakup Krasniqin dhe Sali Mustafën

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni, Rrusta Kosumi, Arbër Sejdiu e Gëzon Kastrati, kanë qenë në vizitë në Hagë për të akuzuarit e UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, të dielën, ka thënë se për shkak të masave strikte kanë arritur të takohen vetëm me Jakup Krasniqin e Salih Mustafën.

“Bashkë me Rrusten, Gezonin e Arbërin, për dy ditë kemi qëndruar në Hagë. Disiplina strikte e Gjykatës, e  pakuptimtë për këtë fazë të procesit, na e limitoi mundësinë për vizita. Arritem t’i shohim vetem Jakup Krasniqin dhe Salih Mustafen.  Kjo ishte hera e parë që ne e takuam Jakup Krasniqin. Ironi e hidhur. Jemi njohur e përshëndetur, por hera e parë që u takuam ishte këtu në Hagë, midis grilash e mbikëqyrjes së gardianëve. Koha këtu ka vërtetë tjetër dinamikë. 3 orë vizitë shkuan shpejt siç e kujton njeriu mirazhin e një ëndrre. Jakup Krasniqi na fliste si shokëve”.

“Calin e gjetëm siç e njohim: plot shaka e gjallëri. Thirrjet ia degjuam ende pa e takuar mirë: “më gjetët edhe këtu”, na tha. Kemi biseduar shtruar për politikën dhe luftën, për drejtësinë normale dhe drejtësinë speciale. Folëm edhe për fuqinë vepruese të indiferencës. Indiferencë shoqërore dhe shtetërore. Ajo shihet dhe rëndon sidomos këtu në Hage.  Edhe Jakup Krasniqi edhe Salih Mustafa janë të vetëdijshëm për “Procesin”. Nuk kanë fare iluzione, por ata e dijnë veten siç e dijnë UÇK-në. Ndërkohë, Kosova e shlirë është e zënë, po e shijon lirinë. Çkadoqoftë ajo: llogari, cinizëm, indiferencë”, ka shkruar Hyseni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img