11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë ndaj katër personave për rastin e tentim grabitjes së një argjendarie në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për rastin e tentim grabitjes së një argjendarie në Prizren më 15 nëntor të vitit 2021.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj L.L., A.A., E.G. dhe E.Sh. nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “grabitje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “grabitje”, “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”.

Gjatë tentim grabitjes ishin plagosur pronari i argjendarisë dhe djali i tij.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit L.L., A.A. dhe E.G., me dashje ndërmarrim veprime për kryerje të grabitjes, por vepra nuk kryhet në tërësi.,

“Duke vepruar në grup të armatosur dhe të maskuar me maska në kokë dhe dorëza në duar, përdorin forcën që rezulton me lëndim të rëndë dhe të lehtë trupor, asisoj që i pandehuri A.A me armën e tipit “AK-47”, i pandehuri L.L me pistoletën “CZ” dhe i pandehuri E.Sh me një armë të gjatë të ashtuquajtur “pumparicë”, të cilët me vete kishin edhe një çekan me një kuti të plastikës, me shpejtësi dalin nga vetura e tyre, dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë, në këtë rast të arit, hyjnë në dyqanin e argjendarit ku ishin pronari – i dëmtuari O.K., dhe biri i tij – i dëmtuari I.K., dhe në ballafaqim me ta nuk arrijnë ta marrin arin, por që me armë të zjarrit shkrep i pandehuri A.A., e pastaj shkrep i pandehuri E.Sh., i cili iu shkakton lëndime të dëmtuarve I.K., e O.K., e pastaj me pistoletë në drejtim të të dëmtuarit O.K., shkrep i pandehuri L.L., të cilin e godet në abdomen, e pastaj me shpejtësi me automjet ikin nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës regjionale Prizren-Suharekë. I dëmtuari O.K., pëson plagë të rënda trupore me pasoja të përhershme në shëndet, kurse i dëmtuari I.K., pëson dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet”, thuhet në aktakuzë.

Të akuzuarit pasi u larguan nga vendi i ngjarjes bënë aksident me veturën e tyre dhe me të arritur në fshatin Lubizhdë, nën kërcënimin e armës e nxorën nga vetura S.Sh. dhe vazhduan rrugëtimin për disa qindra metra me automjetin e tij.

Me dhunë nga punëtori i pompës marrin një bidon të cilin e mbushin me karburant, e pastaj me shpejtësi me automjetin e lartpërmendur, kthehen tek automjeti i tyre, të cilin e djegin dhe ikin nga vendi i ngjarjes për në drejtim të Suharekës. Kësodore, kanë bashkëkryer veprën penale “Grabitja”. Po ashtu, të njëjtit ikin nga Suhareka dhe arrijnë në fshatin Murg-Komuna e Skenderajt, në tërësi e djegin automjetin dhe kësisoj i shkaktojnë dëm material pronarit të saj – të dëmtuarit S.Sh, mbi 5.000 Euro. Kësodore, kanë bashkëkryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së”, thuhet në aktakuzë.

Ndërkohë i akuzuari E.Sh., akuzohet se në tentim për të shmangur zbulimin apo arrestimin e të dyshuarve, më 15 nëntor gjatë natës afër shtëpisë së tij në fshatin Shkabaj të Obiliqit takohet me të L.L., A.A. dhe E.Sh., dhe me automjetin e tij i dërgon në Prishtinë.

“Në këtë mënyrë, ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” të KPRK”, thuhet në aktakuzë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img