12.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Aksioni ku u arrestua avokati Besnik Berisha dhe të tjerët, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin ku u arrestua avokati Besnik Berisha dhe gjashtë persona të tjerë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve.

Sipas raportit 24 orësh, në cilësi të provave janë konfiskuar një pistoletë, pesë telefona dhe 7 mijë e 500 euro para të gatshme.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“PENGIM I TË PROVUARIT APO PROCEDURËS ZYRTARE- Prishtinë.2023 Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda me autorizim të Prokurorit ka bastisur disa lokacione dhe ka arrestuar  shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, 5 telefona dhe 7500 € para të gatshme. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img