7.3 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Aksidentohet rëndë një këmbësore në rrugën “C” në Prishtinë

­

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sonte në rrugën “C” në Prishtinë.

Këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësti i trafikut.

Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe këmbësorja.

Këto informata i dha për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.  Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Express.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img