11.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Aksidenti në Kçiq të Mitrovicës, vdes një person 66 vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kçiq të Mitrovicës, në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:20 minuta në në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Rastin për Gazetën Online Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policsë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka dhënë detaje nga ky aksident.

“Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orën 13:20, të datës 9 maj 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor f.sh. Kçiq, ku të përfshira ishin dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar. Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal”, ka thënë zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.

Ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion. /Veriu.info

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img