17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Aksident në rrugën Shtime-Suharekë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sontme në Carralevë të komunës së Shtimës.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Në aksident, një automjet kombi është përplasur me një veturë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e aksidentit.

“Në ora 17:30 eshte raportuar për një aksident trafiku në Carralevë, në rrugën Shtime-Suharekë. Patrullat e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Prizrenit kanë dalë në vendngjarje dhe nga vendi i ngjarjes kanë raportuar se në aksident janë të përfshira dy automjete civile, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si dhe janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet”, kanë bërë të ditur nga Policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img