11.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet rëndë shtetasi suedez

Të dielën në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete.

Si pasojë e këtij aksidenti, motoçiklisti i cili është shtetas i Suedisë, ka pësuar lëndim të rëndë.

“Në rrugën e cekur ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën kanë qenë të përfshira një veturë udhëtarësh me targa vendore me ngasës mashkull kosovar dhe një motoçikletë pa targa të cilën kishte qenë duke e drejtuar një mashkull shtetas i Suedisë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti i cili është dërguar në QKUK dhe është duke u trajtuar”.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img