7.4 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Akreditohet programi edukativ i Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas

Programi edukativ që po ligjërohet në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas u akreditua u akreditua para Bordit për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor (BEVM).
Ky akreditim eshte rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm në mes të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe licenson kështu programin trajnues për profesionistët shëndetësor në Kujdesin Primar Shëndetësor të cilët janë të angazhuar në Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas.
Me rastin e akreditimit, punëtorët shëndetësorë të kujdesit primar shëndetësor, të cilët njëkohësisht janë të përfshirë në mënyrë vullnetare në Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas do të vlerësohen me 15 pikë kredituese. Këto pikë u shërbejnë punëtorëve shëndetësorë të kujdesit primar për procesin e ri-licencimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas është program i inicuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në vitin 2014 dhe ka për qëllim kryesor edukimin dhe këshillimin e grave shtatzëna dhe partnerëve të tyre për kujdesin para dhe pas lindjes, e që evidenca thotë që ndikon në lindje të foshnjeve më të shëndosha.
Në këto qendra, këshillat individuale dhe grupore ofrohen në një ambient shumëngjyrës, privat dhe të rehatshëm.
Pjesëmarrëset marrin edukimin esencial në ushquyeshmërine gjatë shtatzanisë, fazat e shtatzanisë, përgatitjen fizike dhe psiqike për lindje, kujdesin ndaj të posalindurit dhe gjidhënia.
Posterat, kukullat dhe videot e kompletojnë këtë ambient dhe e bëjnë të nxënurit e informatave bazike më të kapshme.
Në këto qendra poashtu bëhen ushtrimet e nevojshme fizike për të menaxhuar frymëmarrjen, dhembjet dhe për të praktikuar informatën e marrur.
Këto Qendra poashtu  synojnë të fuqizojmë rolin e pacientit dhe shërbyesve shëndetësor në vendim-marrje të përbashkët ku pacienti është në qendër të shërbimeve.
Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas ekziston në 5 lokacione në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë sot lansoi edhe reklamën vetëdijesuese mbi këto Qendra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img