19.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti për fillimin e vitit shkollor: Për ne prioritet është dhe mbetet shëndeti i fëmijëve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ndjehet i lumtur tek sheh fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve në bankat e shkollës.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këtë vit shkollor po e nisin në rrethana të pazakonta, me rregulla të reja e kujdes të shtuar, por ne iu urojmë vit të mbarë, suksese në rrugëtimin e tyre e mbi të gjitha shëndet!.

Postimi i plotë:

I lumtur të shoh fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve në bankat e shkollës “Nazim Gafurri”.
Po e fillojnë këtë vit shkollor në rrethana të pazakonta, me rregulla të reja e kujdes të shtuar, por ne iu urojmë vit të mbarë, suksese në rrugëtimin e tyre e mbi të gjitha shëndet!
Për ne prioritet është dhe mbetet shëndeti i fëmijëve, andaj i falenderojmë mësimdhënësit, prindërit e fëmijët për përkushtimin dhe kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve rreth nesh!
Urime e ju priftë e mbara! 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img