20.3 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Buy now

spot_img

Agon Bytyqi emërohet zv/drejtor i AKI-së

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë emëruar Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar sot zëvëndësin e Petrit Ajetit, kryeshefit aktual të AKI-së.

Zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012. Një pjesë të studimeve, z.Bytyqi i ka përfunduar në SHBA.

Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img