14.9 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

spot_img

Afër 10 mijë shoferëve u është marrë patenta gjatë vitit të kaluar

Rreth 10 mijë shoferëve u është marrë patenta gjatë vitit të kaluar (2022) në Kosovë.

Disave u është ndaluar ngasja për tre muaj, disave për 6 e 9 muaj ndërsa janë vetëm 2 raste janë kur shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit deri në 2 vjet.

Statistikat të cilat i ka siguruar IndeksOnline në polici, për dy vitet e fundit, 2021 dhe 2022, tregojnë se numri i tiketave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, janë në rritje.

Derisa policia e trafikut gjatë vitit 2021 ka shqiptuar 17.832 tiketa me pikë negative, në vitin 2022 numri ka shkuar në 26.912 tiketa.

Gjatë vitit 2022, nga 1 pikë u është hequr 3.598 shoferëve, ndërsa 2 pikë, 18.972 shoferëve. Kurse 5 pikë, që sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor janë maksimumi që shqiptohet përnjëherë, u janë hequr 127 shoferëve.

Ligji thotë se nëse shoferi i mjetit, të cilit i është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik sipas paragrafëve 5., 6. dhe 7. të këtij neni në periudhën e ardhshme prej dy (2) vjetësh pas skadimit të afatit të ndalimit të masës mbrojtëse, i ka bërë nëntë (9) pikë negative të tjera, atij i shqiptohet masa e anulimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë.

Ligji po ashtu thotë se shoferit të mjetit me veprim motorik të cilit i janë shqiptuar së paku nëntë (9) pikë negative për shkelje të parapara me këtë ligj, prej të cilave pesë (5) pikë negative i janë shqiptuar përnjëherësh, do t’i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik për të gjitha kategoritë në kohëzgjatje prej së paku dymbëdhjetë (12) muajsh./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img