24.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Abstenimi i dy deputetëve të LVV-së ndaj vendimit të Kurtit, deklarohet Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka komentuar abstenimin e deputëtëve Eman Rrahmani dhe Visar Korenica lidhur me propozimin e Qeverisë për shkarkimin e anëtarës së OSHP-së Kimete Gashi.

Muja në një prononcim për Paparacin, ka thënë se abstenimin i dy kolegëve të tij nuk ka qenë votë kundër Qeverisë.

Ai këtë e ka arsyetuar duke thënë se deputetët kanë kërkuar që në shkarkim të përfshihen i gjithë Bordi i OSHP-së.

“Disa deputetë kanë kërkuar që në listën për shkarkim të përfshihen të gjithë, përfshirë edhe deputetin Rrahmani. Vota e rezervuar e tyre u justifikua në këtë mënyrë e jo se ishte kundër propozimit të Qeverisë domosdoshmërisht. Megjithatë, propozimet dhe përgjegjësia është individuale në Bord, sipas Gjykatës Kushtetuese”.

Por menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, dhe pasi nisi seanca e Kuvendit të Kosovës, Muja shkoi afër deputetit Rrahmani për të biseduar.

Megjithatë, Muja ka mohuar se ka biseduar me Rrahmanin lidhur me abstenimin e tij në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

“Së dyti diskutimet në Sallën e Kuvendit me z Rrahmani nuk lidheshin me këtë temë”, ka thënë Muja për Paparacin.

Megjithatë, propozim-vendimi i Kurtit ka ngecur në komision. Aty është ‘rrëzuar’ nga deputetët e tij të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë abstenuar në shqyrtimin e propozimit në mbledhjen e komisionit të hënën.

Abstenimet e Eman Rrahmanit dhe Visar Korenicës kanë rezultuar në dështimin e kësaj pike. /Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img