15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku takon Hovenierin, pranon një dhuratë nga ambasadori

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Abdixhiku ka treguar se edhe ka pranuar një dhuratë nga ambasadori.

“Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në residencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit”.

“Me ambasadorin Hovenier, ndamë pikëpamjet tona mbi zhvillimet politike në vend. Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj; duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar. Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

ambasadori

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img