24.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Qeveria Kurti është dorëzuar, ka braktisur qytetarët

Kreu i LDK-së para fillimit të takimit të Këshillit të Përgjithshëm ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës. Abdixhiku ka thënë se Kosova sot s’ka politikë publike, por një Qeveri arrogante dhe popullsitë.

“Ne kemi një plan. Kemi një program të detajuar në 22 fusha. Mbi 5 miliardë euro investime në çdo sferë të jetës publike. Prandaj këtë plan duhet ta shpërfaqim sa më shumë. Të kapërcejmë nga kurthi i së shkuarës, në diskutime për atë që ka rëndësi- për vet të ardhmen. Këtë diskutim, këtë komunikim, sot në Kosovë s’ka kush tjetër ta bëjë. Këtë komunikim, këtë diskutim, duhet ta bëjmë vetëm ne”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se LDK duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të Kosovës.

“Këtë kohë duhet ta shfrytëzojmë. Jo me arrogancë, jo me urrejtje, por me përafrim ndaj secilit. Edhe ndaj atyre që nuk mendojnë si ne. Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të popullit të Kosovës, që i përafron njerëzit më të zot të vendit, e që rrugëton me plot siguri drejt udhëtimit tonë origjinal euroatlantik”, tha Abdixhiku.

E gjithë kjo punë sipas tij, duhet ta bëhet me fokus në zhvillim, që siç është shprehur ai “Kosova, vendi i të parëve tanë, vendi ynë, vendi i brezave që vijnë, të jetë vend në zhvillim e hov ekonomik. Vend që jep dinjitet për secilën shtresë, për secilën familje, për secilin individ’’.

“Ne kemi gjetur rrugën tonë tashmë. Le ta gjejmë rrugën e Kosovës tani”, përfundoi i pari i LDK-së.

Abdixhiku tutje ka thënë se Qeveria është dorëzuar, pas sipas tij nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 29% të buxhetit për investime kapitale në vend, duke shtuar se për 3 vjet nuk ka lënë asnjë shenjë, asnjë projekt.

“Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës; prandaj njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vet. E ne kemi nevojë për një qeveri që përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të vet nuk e sheh si dorëzim, por si mirëkuptim i një fatkeqësie ekonomike”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img