19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku me opinionistë e gazetarë, për gjendjen politike e relacionet me aleatët

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur takimet e paralajmëruara “për kapërcimin e izolimit dhe krizës”, pas sanksionimit të Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe përkeqësimit të raporteve të qeverisë së Kosovës me qeverinë amerkane.

“Plani” i LDK-së për të dalë nga kriza ka nisur me një takim me gazetarë dhe analistë që po mbahet në një nga hotelet e Prishtinës.

Takimi i dytë pritet të mbahet me organizata të shoqërisë civile, i treti me profesorë universitarë e ish-diplomatë dhe i katërti me biznese nga sektori privat në vend.

” Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kur njoftoi për takimet.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img