14.9 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq të shtunën në Pejë, pritet nga Muhaxheri

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nesër (e shtunë) do të vizitojë Pejën ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Në kabinetin e kryetarit Abazoviq do të pritet në orën 15:40, ndërsa më pas i shoqëruar nga Muhaxheri do të vizitojë Muzeun Etnografik të Pejës.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i kësaj komune, Faik Zekaj.

Ndryshe, Abazoviq po qëndron në Kosovë në një vizitë tre ditore.

Ai gjatë ditës u takua me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dhuroi “Çelësin e Prishtinës”, si dhe me kryeministrin Albin Kurti me të cilin nënshkroi marrëveshjen për shërbime ajrore.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img