0.2 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

A flenë zogjtë gjatë fluturimit?

Disa zogj, si dallëndyshet, mund të fluturojnë pa u çlodhur për disa muaj dhe për mijëra kilometra. Dyshohej se ata flinin gjatë fluturimit, njësojë si delfinët kur notojnë, por kjo sjellje ende nuk ishte konstatuar.
Tashmë, studimi i publikuar në revistën “Nature Communications”, tregon se zogjtë jo vetëm që janë të aftë të flenë gjatë fluturimit, por dinë të ruajnë aftësinë për t’u orientuar në gjendjen REM.(Faza REM, është kur truri ynë përpunon të gjitha informacionet e ditës së kaluar. Ne e përjetojmë këtë fazë disa herë gjatë një nate (cikli i gjumit).
Nëse ne zgjohemi gjatë fazës REM, mund të kemi pasqyrën më të qartë të ëndrrës që kemi pasur).  Mbështetur në fakte – Niels Rattenborg i institutit të ornitologjisë  “Max Planck”, me disa kolegë të Universitetit të Zyrihut, ka projektuar një pajisje që është në gjendje të monitorojë aktivitetin elektrik të trurit të zogjve (me EEG), gjatë fluturimit. Ajo është aplikuar tek disa ekzemplarë, kryesisht tek zogjtë e ishujve Galapagos, që kalojnë shumë ditë në fluturim mbi oqean, në kërkim të ushqimit.
Grupi i shpendëve fluturon për rreth 3000 km rrugë, pa u ulur kurrë në tokë. Kontrolli perfekt – Gjatë ditës zogjtë kanë qëndruar zgjuar, por me perëndimin e diellit, kur ata ndodhen në lartësi shumë të madhe, u konstatua se zogjtë bënin disa seanca gjumi, që zgjasnin vetëm pak minuta.
Por edhe në këto momente, zogjtë arrinin të ruanin kontrollin aerodinamik. Me doza të vogla- Në disa raste, zogjtë futeshin në gjendje REM: në një fazë ku njeriu humbet kontrollin e tonit muskulor, por që në rastin e tyre nuk është e rrezikshme. Gjumi REM, zgjat vetëm pak sekonda  edhe pse humbja e tonit të muskujve nuk “bie”, mbi kokën e zogjve. Kjo bën që ata të mos bien nga lartësia.
Është e mundur që edhe tek zogjtë e tjerë, me rekorde fluturimit, zogjtë të mjaftohen me pak minuta gjumë. Ata mund të flenë 42 minuta në ditë, kur janë në fluturim, ndërkohë kur janë në tokë, flenë 132 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img