10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

A do t’ia bëjë “sefte” sonte Rashica me Norwichin?

Milot Rashica ende nuk e ka gjetur rrugën e golit tek ekipi i ri, Norwich City në Premierligën angleze.

“Kanarinat” kanë luajtur dy ndeshje ndaj dy pretendentëve për titull, Liverpoolit dhe Manchester Cityt dhe i kanë humbur të dyjat, teksa nuk kanë realizuar ende gol.

Ndërsa, sonte Norwichi luan në kuadër të EFL Cup ndaj ekipit të Bournemouth me fillim nga ora 20:00, shkruan Gazeta Express.

Milot Rashica pritet të përfshihet në skuadrën e Norwich për këtë ndeshje, teksa gjasat për të shënuar golin e parë zyrtar me ekipin anglez janë mjaft të mëdha.

Rashica luajti titullar në dy ndeshjet e para të Premierligës. Ndaj Liverpoolit ylli kosovar luajti 76 minuta, kurse ndaj Manchester Cityt ai luajti tërë ndeshjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img