11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

“A do të jetë pjesë e Big Brother” – Verona befason me përgjigjjen

Verona, e fejuara e Ylli Dervishit që mori vëmendje gjatë vizitës së saj në Big Brother VIP Kosova, ka dhënë një intervistë për emisionin Prive ku ka hapur disa nga mendimet e saj rreth mundësisë së pjesëmarrjes në një ‘reality show’ në të ardhmen.

Duke u ndarë nga përvoja e fejuarit të saj Ylli, i njohur ndryshe si Buci, Verona ka lënë të kuptohet se mund të jetë një konkurrente edhe më e fortë se ai.

“Unë mendoj se do të isha lojëtare edhe më e fortë se Buci” tha Verona, duke iu referuar mësimeve dhe përvojave që ka fituar nga pjesëmarrja e fejuarit të saj në BBVK.


Ajo tha se ka marrë një sërë leksionesh që mund t’i ndihmojnë ajo të manovrojë dinamikat e ndërlikuara të një ‘reality show’.

Verona gjithashtu e sqaroi spekulimet që rridhnin pas një postimi të bërë nga Buci, i cili kishte thënë se po shkonte të ishte pjesë e “Ferma VIP”. “Buci bëri thjeshtë një lojë me këtë shpjegoi ajo, duke pranuar se megjithatë kishte pasur një ofertë reale për pjesëmarrje.
Ndërsa për pjesëmarrjen e saj të mundshme në një sezon të ardhshëm të një ‘reality show’, Verona mbetet paksa misterioze.

“Për këtë sezon s’di çfarë të them, por në sezonin tjetër s’i dihet, shkojmë edhe bashkë” u shpreh ajo duke lënë hapësirë për spekulime dhe pritje të mëtejshme nga fansat e çiftit dhe adhuruesit e këtyre formateve televizive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img