10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

A do të hyjë në votim demarkacioni më 9 mars?

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar raportin e Komisionit për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës. Ky raport është pritur në mënyrë që Qeveria të procedojë për në Kuvend ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Një shtytje të madhe ratifikimit të demarkacionit sot i ka dhënë edhe shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila në Prishtinë tha se ky është kushti i vetëm për Kosovën para liberalizimit të vizave.

Qeveria e Kosovës ka mundësi që të hënën ta përcjellë për në Kuvend demarkacionin, derisa Kryesia e Kuvendit të martën të vendos për seancën ku do të votohet ratifikimi.

Lajmi.net merr vesh nga burime brenda koalicionit qeveritar se 9 marsi është data kur Kuvendi mund t’i jap përgjigje përfundimtare demarkacionit, në mënyrë që Bashkimi Evropian të procedojë sa më shpejt me heqjen e vizave për kosovarët.

Brenda deputetëve të koalicionit qeveritar ende ka dyshime për numrin e votave. Për kalimin e demarkacionit duhen 80 vota, të cilat momentalisht PDK-LDK nuk i kanë.

Më së shumti hezitime ka në Grupin Parlamentar të LDK-së, ku janë diku ndërmjet 7-9 deputetë që janë shprehur kundër demarkacionit ose kanë ende rezerva.

Në PDK, numri i tyre është ndërmjet 2 dhe 3 deputetëve.

Nëse kthehet Lista Serbe, me 11 deputetë, atëherë demarkacioni mund të kalojë edhe nëse ka kundërshtime të caktuara të deputetët e pozitës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img